Ai është padyshim një nga artistët më premtues dhe të talentuar të tregut tonë muzikor. Krijimet e tij janë projekte që nuk na ndodh t’i shohim rëndomë tek të tjerë.
E për kë tjetër mund ta kemi përveç se për Killuan. Killua është padyshim një artist shumë ndryshe dhe shumë unik.
Tekstet e tij përcjellin mesazhe shumë të fuqishme dhe pikërisht kjo e bën që ai të dallojë nga të tjerët. E kështu ka ndodhur dhe me projektin e tij më të fundit.
“Me kajt” e rikthen atë në listë pas një periudhe mungese. Deri tani ka treguar për të tjerët, tashmë për veten, kështu dhe e paralajmëroi ai këtë rikthim të tijin.
“Me kajt” nga Killua është një këngë që shpreh ndjenja të thella dhe introspektive, me ritme të qeta dhe një atmosferë melankolike që e bën të veçantë. Siç dhe artisti thotë, vetë atij iu desh shumë kohë që të mësonte të qante.
“Me kajt” reflekton sa vërtetësi, aq edhe dhimbje dhe nostalgji. Projekti i ri i Killuas pozicionohet në vend të 40-të aktualisht.