Mund të themi me bindje se Kidda arriti një super sukses me këngën e “Malli”, e cila për herë të parë e bëri pjesë të klasifikimit të “Top Awards”, duke u pozicionuar mjaft mirë.
Ndërkohë që kanë kaluar 5 muaj që nga publikimi i “Malli”, Kidda, emri i vërtetë i të cilit është Mërgim Kida, ka nxjerrë në treg një tjetër prurje të re muzikore, e cila ka marrë sugjerimet e mjaftueshme, duke u futur menjëherë në “The Top List”.
“Cataleya” mban titullin kënga e artistit, teksti i së cilës i dedikohet një vajze me të njëjtin emër si edhe vetë titulli, të cilën Kidda duket se dëshiron ta bëjë për vete me një xhiro me Panamera.
Për këtë javë Kidda debuton në vendin e 43-të me “Cataleya” ndërsa “Malli” vazhdon të dëgjohet dhe votohet nga publiku, i cili për këtë javë e ka pozicionuar në vendin e 8-të.
Kujtojmë se Kidda, në një intervistë të dhënë për “Top Albania Radio”, ka zbuluar se po përgatitet për një bashkëpunim ndërkombëtar.