Kidda u shndërrua brenda një periudhe të shkurtër kohore në një ndër personazhet më të komentuar në rrjetet sociale dhe kjo falë projekteti muzikor “Malli”, i cili rezultoi tepër i pëlqyer nga publiku shqiptar.

Kujtojmë që Kidda është bërë pjesë e klasifikimit të “Top Awards” për herë të parë falë këtij projekti muzikor, i cili ka qënë padiskutim një ndër hitet e verës së kaluar.

Duke lënë pas këtë sukses, Kidda ka vetëm pak ditë që ka prezantuar projektin e tij më të ri, në të cilin nuk ka ardhur vetëm por në bashkëpunim me reperin mjaft të talentuar, Capital T. “Magji” mban titullin kjo prurje e re e dy artistëve, e cila për hir të së vërtetës nuk ka debutuar aq mirë në klasifikimin e “Top Awards”, pavarësisht se është pritur shumë nga fansat.

“Magji” është pozicionuar në vendin e 91-të për këtë javë, duke qënë shumë pozicione më poshtë krahasuar me “Malli”, e publikuar thuajse një vit më parë.