Performanca e Kidës dhe Mozzik në “Top Music Awards” ka qënë një ndër më të bukurat në atë kohë. Dyshja ngriti në këmbë publikun e Pallatit të Kongreseve, me bashkëpunimin e tyre të parë muzikor “Premtimet” që mund ta shihni ketu.
Pavarësisht se të dy ishin artistë të rinj në treg, duket se Mozzik ishte pikërisht ai që e mbështeti Kidën, duke e ftuar në një bashkëpunim dhe që u shndërrua në hitin e asaj vere.
Pas 5 vitesh është Kida që e fton Mozzik në një bashkëpunim, duke i kthyer kështu borxhin pasi “PP” është shndërruar shumë shpejt në një ndër këngët më të preferuara të publikut shqiptar momentalisht.
Pas shkëputjes nga shtëpia diskografike e “On Records”, dyshja i është rikthyer jo vetëm miqësisë por edhe bashkëpunimeve në fushën profesionale. “PP” (Paranoja/Pishmon) është kënga që ka bërë Kidën dhe Mozzik bashkë dhe që menjëherë ka marrë vëmendjen e publikut shqiptar, sugjerimet e të cilit e kanë bërë pjesë të klasifikimit të “Top Awards” që në javën e parë të publikimit, duke e pozicionuar në vendin e 38-të.
Fansat e të dy artistëve e kanë pritur pafund një bashkëpunim të tillë dhe dy artistët e suksesshëm e kanë mbajtur premtimin dhe nuk kanë zhgënjyer sërish.