Eshtë java e dytë që Kida dhe Xhensila janë bërë pjesë e “The Top List” me projektin e tyre më të ri muzikor “Uh Baby” dhe dyshja e talentuar ka mundur të kapë kreun e klasifikimit të 50 këngëve më të bukura të muzikës moderne shqiptare, këtë javë.

Kida dhe Xhensila, artistet më të kërkuara momentalisht në tregun muzikor shqiptar, kanë goditur në shenjë me këtë bashkëpunim, duke rrëmbyer zemrat e publikut, i cili ka votuar “Uh Baby”, duke e bërë këngën që është ngjitur me më shumë pozicione në listë për këtë javë, me 21 të tillë.

Përveç ndryshimeve të shumta që ka sjellë në renditje, kjo javë ka ardhur gjithashtu edhe me 3 prurje të reja, ku Ermal Fejzullahu – Ai nuk ka me t’dasht si une, Mozzik ft. Arta – Kom Dasht dhe Gjiko – Je shku janë tashmë pjesë e “The Top List”, duke lënë jashtë saj: Edona Reshitaj- Ne rruget e ketij qyteti, Young Zerka- Love dhe Renis Gjoka- Po tani.

Ndërsa si kënga që ka humbur më shumë pozicione është projekti më i ri i Flaka Krelanit, “Fire”.

Ju mund të vazhdoni të votoni të preferuarit tuaj në faqen zyrtare të “Top Awards”: topawards.top-channel.tv. Gjithashtu po në këtë adresë, mund të na sugjeroni këngët që mendoni se duhen të jenë pjesë e këtij klasifikimi.

Ky është klasifikimi zyrtar, java e 49-të e “The Top List”, Top Awards:

1. Kida ft. Xhensila – Uh Baby
2. Elvana Gjata ft. Capital T & 2Po2 – Lejla
3. Stanaj – Ain’t Love Strange
4. Ledri Vula – A jena mire
5. Getinjo ft. Kida – Ku je
6. Alban Skenderaj – Stoli i trendafilave
7. Tuna – Bermuda
8. Majk – Kcen
9. Ledri Vula ft. Flori Mumajesi – Nuk ma la
10. Elvana Gjata – Njesoj
11. Era Istrefi – Bonbon
12. Flori Mumajesi ft. Ledri Vula – Beautiful
13. Ledri Vula – Kings
14. Besa ft. Flori – 123
15. Ghetto Geasy ft. Majk – Ajo
16. Ardit Cuni ft. Vesa Smolica – Jena na
17. Butrint Imeri – E jona
18. Alban Skenderaj – Engjell
19. Samanta – Si Ai
20. Xhensila – High Love
21. Alban Skenderaj – Duart Lart
22. Dafina feat. Rinor – Bottles up
23. Capital T ft. Dhurata Dora – Bongo
24. Flaka Krelani – Fire
25. Mc Kresha & Lyrical Son ft. Keepman – Thirri Krejt Shoqet
26. Samanta ft. Gent Fatali – Na e dina
27. Mc Kresha & Lyrical Son ft. Ledri Vula- Hip Hop
28. Lyrical Son – I re pishman
29. Ardian Bujupi & Dalool – E embel
30. Nora Istrefi – Majem
31. Vig Poppa ft. Tuna – Zemra jem
32. Vedat Ademi ft. J. Gashi – Thirrem dashuri
33. Gjiko – Je shku
34. NRG Band – Mos ma le fajin
35. Venera ft. lind – Siento amor
36. Lindon -Summer Luv
37. Adrian Gaxha ft. Franques – My girl
38. Keisi – Sa larg
39. Mozzik ft. Arta – Kom dasht
40. Ylli Limani – Pritem se po vi
41. G4shi – Rose Gold
42. Dj Aldo ft. Melloquence – Hands up
43. Janex ft. Dabo – Wannabe
44. Dafina – Shot Calling
45. Evi Reci – In my room
46. Janex – Memories
47. Ermal Fejzullahu – Ai nuk ka me t’dasht si une
48. Lumi B – Aha Aha
49. Mc Kresha ft. Lyrical Son – Spo ma nin
50. Offchestra – Pa jelek