Këngëtarja shumë e dashur për publikun shqiptar, Samanta Karavella, prej kohësh aludohej se mund të ishte në pritje të ëmbël. Shumë ndjekës dhe portale kanë hedhur dyshimet e tyre rreth kësaj shtatzënie, duke u bazuar në fotot ku barku i saj dukej i dyshimtë, i edituar, apo fakti që ajo shpesh postonte vetëm foto të fytyrës ose me rroba të gjera.

Mesa duket, aludimet e shumta kishin bazë, pasi disa minuta më parë, Samanta e ka konfirmuar shtatzëninë e saj me anë të disa imazheve, ku shfaqet me barkun e rrumbullakosur pranë partnerit të saj.

Në video, duken edhe shkelmat e vogëlushes brenda barkut të saj, ndërkohë që fotoja e parë e konfirmimit është realizuar krah partnerit, përkrah ekos së fëmijës.