“Përpara”, kënga e fushatës së Partisë Socialiste, ka nxitur debate në opinionin publik. Disa e konsiderojnë një këngë ritmike, ndërsa të tjerë një tallava aspak serioze.
Partia Socialiste ka zgjedhur që për fushatën elektorale të 14 majit të vijë me një këngë të sajën, e cila lidhet ngushtë edhe me sloganin e PS ‘Vetëm përpara, kurrë më mbrapa’. Nga ana tjetër koalicioni “Bashkë Fitojmë” hapi fushatën elektorale për zgjedhjet lokale të 14 majit me një ceremoni të mbajtur në stadiumin “Air Albania”, ku u prezantua dhe kënga e këtij koalicioni për këtë fushatë zgjedhore.
Kënga “Rezisto” është një bashkëpunim mes këngëtarëve Eugent Bushpepa dhe Renis Gjoka, të cilët vijnë në zhanrin e tyre “Hard Rock”. Para pak ditësh në Instagramin tonë ne ngritëm një sondazh se cilën nga këto dy këngë, publiku e ka pëlqyer më shumë.
Dhe rezultatet në fakt ishin surprizuese, pavarësisht debateve në rrjet të ditëve të fundit. Duket se njerëzit kanë pëlqyer më shumë ”Përpara” me 68% të votave, kurse për ”Rezisto” kanë votuar 32%. Mos ndoshta kjo do të thotë që publiku është më i dhënë pas tallavasë se sa rock, apo mbase kjo është një këngë më ritmike që të mbetet në mendje?