Top Awards sjell çdo javë klasifikimin e 100 këngëve më të mira shqiptare. Një listë kjo që përmban rryma nga më të ndryshmet, artistë të vjetër e të rinj, bashkëpunime e projekte solo.
Top Awards ka ndezur dukshëm garën mes këngëtarëve të skenës shqiptare. Kjo vihet re në prurjet e tyre muzikore, të cilat javët e fundit kanë qenë të pakontrollueshme.
Kjo verë ka qenë e mbushur plot me këngë e mbi të gjitha bashkëpunime mes artistëve më të njohur shqiptarë. Këto ndryshime reflektohen menjëherë në klasifikim, duke e bërë renditjen fleksibël nga java në javë.
Mes shumë e shumë projektesh të reja, këngët e “The Top List” ndahen në dy grupe të mëdha. Po flasim për këngët ‘happy’ dhe ato ‘sad’, pra të gëzueshmet dhe të trishtueshme.
E thënë kjo, na lind pyetja se si reflektohen këto dy grupe në listë. Duke qenë se kjo verë ka qenë plot me projekte të reja, sigurisht kjo kuptohet që këngët e publikuara kanë qenë më të gëzueshme dhe ritmike.
Ky grup i ka lënë disi më pas ato këngët ‘sad’, që mund të jenë tipike për një periudhë tjetër, si vjeshta apo dimri. Për këtë arsye dhe këngët më të votuara javë pas jave dhe që po qëndrojnë më lart në listë, janë ato ‘happy’. Të shohim nëse kjo lloj renditje do të ndryshojë pas disa javësh ashtu siç parashikojmë…