Olsi Bylyku dhe Stiv vijnë së bashku me projektin e tyre më të fundit, “Mbi Re”, një këngë që ka filluar të tërheqë vëmendje dhe dëgjueshmëri të lartë. Në “Mbi Re” dëgjojmë ndjenja të fuqishme, melodi e butë, tekst që flet për dashuri, dëshirë, emocione që të bëjnë të ndihesh “mbi re”.

Ky është bashkëpunimi i dytë mes dyshes, pas “Acar”, por në ndryshim nga ky i fundit, publiku duket se e ka votuar më shumë për të qenë pjesë e “The Top List”. Projekti sjell një kombinim kaq të arrirë, stili i veçantë i Olsit me zërin e ëmbël të i Stivit krijon një përzierje interesante, që i jep këngës një nuancë emocionuese dhe moderne. 

“Mbi Re” është një këngë që shumë persona do gjejnë një pjesë nga vetja. Projekti pozicionohet aktualisht në vend të 76-të të listës.