Viti 2023 ka qenë padiskutim një vit tepër i suksesshëm për Olsi Bylykun sa i përket karrierës së tij, duke publikuar disa projekte muzikore, të cilat janë përqafuar pafund nga publiku. Ndërkohë që ka publikuar disa balada, këngët e tij janë konsideruar si një dedikim për ish partneren e tij, Egli Tako, me të cilën u nda vitin e kaluar.

Së fundmi, këngëtari dhe njëkohësisht aktori i njohur, ka bërë një postim në profilin e tij të Instagramit, përmes të cilit ka lajmëruar ndjekësit e tij se ka përgatitur një baladë, mirëpo mesa duket artisti ka frikë ta publikojë. Olsi shkruan:

Kam bërë një këngë baladë, mirëpo kështu siç ka ardhur puna, kam frikë ta publikoj.

Mesa duket, Olsi ka marrë frikë nga komentet e shumta në rrjetet sociale, të cilët cdo projekt të tij e marrin si një dedikim për ish të dashurën e tij. Kujtojmë që Olsi është një ndër personazhet e njohur publik që përflitet se do i bashkohet shtëpisë më të famshme në Shqipëri, atë të “Big Brother VIP 3”, i cili starton më 13 Janar. Deri tani ende nuk kemi patur nje konfirmim apo mohim nga ana Olsit por java e ardhshme do zbulojë të gjithë banorët që do i bashkohet këtij “reality show”.