Kanita është rikthyer me një projekt të ri muzikor që po pëlqehet shumë nga publiku. Kënga e saj më e fundit, “Si ti dhe unë”, ka marrë gjithë vëmendjen e audiencës dhe ka hyrë këtë javë në klasifikimin e “The Top List”.

Projekti sjell një atmosferë të ngrohtë dhe emocionale, duke kombinuar muzikën moderne me një tekst të ndjerë që flet për ndjenjat e sinqerta.

Melodia është tërheqëse, plot ritëm dhe tinguj që të mbajnë të mbërthyer që nga sekonda e parë. Zëri karakteristik i Kanitës i jep këngës një ngjyrë të veçantë, duke e bërë atë ideale si për ata që adhurojnë këngët ritmike dhe ata që pëlqejnë këngët romantike.

“Si ti dhe unë” është një tjetër dëshmi se Kanita vazhdon të ngjisë shkallët e suksesit dhe po sjell gjithmonë diçka të freskët për publikun. Një këngë që ia vlen ta dëgjosh, sidomos kur ke nevojë për pak qetësi dhe emocione të bukura.