Këngëtarja e njohur dhe e dashur për publikun, Kanita, ka zgjedhur të na surprizojë me një baladë të thellë dashurie, duke i dhënë fund një periudhe relativisht të gjatë pauze në skenën muzikore. Kanita nëpërmjet këtij projekti na ka sjellë ca nota melankolike dhe ka hyrë këtë javë në klasifikimin e “The Top List”.

Pas disa kohësh larg vëmendjes së skenës, ajo ka hedhur në treg projektin e saj të ri, të titulluar “Vuj”. Kënga përmban një ndjenjë të ngrohtë dhe të ndjeshme dhe për të gjithë fansat e saj vjen si një frymë e re dhe premtuese në repertorin e saj artistik.

Përtej muzikës, Kanita ka surprizuar edhe me një videoklip të mrekullueshëm që shoqëron baladën, duke e bërë kthimin e saj në skenë edhe më të veçantë. “Vuj” duket se paraprin një sërë këngësh të reja që pritet të lançohen njëra pas tjetrës, secila me videoklipin përkatës.

Me këtë rikthim të saj, Kanita premton të vazhdojë të magjepsë dhe të emocionojë audiencën e saj, duke treguar përsëri përse është një nga zërat më të dashur në skenën e muzikës. “Vuj” e ka pozicionuar artisten në vend të 99-të të listës.