Pas disa projektesh “solo”, Kanita është rikthyer fuqishëm me një bashkëpunim interesant. Këngëtarja ka zgjedhur Lindon për bashkëpunimin e saj të parë, i cili është shndërruar menjëherë në qendër të vëmendjes. Lindon Berisha, i cili njihet gjithashtu për disa bashkëpunime të suksesshme muzikore, i ka dhënë një ngjyrim mjaft interesant kësaj kënge.
“Stranger” titullohet kjo prurje e re muzikore e dyshes, e cila i është shtuar kësaj jave klasifikimit të “The Top List”. Falë mbështetjes së fansave, kjo këngë renditet në vendin e 100-të, duke mbylluar klasifikimin e kësaj jave.
Por si lindi ky bashkëpunim?
I kontaktuar nga “Top Awards”, menaxheri i Kanitës, Arian Demolli ka shpejguar se ky bashkëpunim nuk ka lindur krejt rastësisht. Ai ka treguar se prej kohësh Lindoni kujdeset për tekstet e Kanitës siç ka ka bërë edhe për këngën e fundit.
“Kur po bënim tekstin e këngës “Stranger”, na lindi ideja ta provonim me një pjesë dhe rezultoi mjaft interesante“, shprehet Ariani.
E krahasuar me Zara Larsson, Kanita ka rrëmbyer zemrat e publikut, duke marrë komente mjaft pozitive në rrjetet sociale për zërin e saj të veçantë, jo vetëm brenda kufijve shqiptarë por dhe jashtë saj.
Se cili do të jetë pozicionimi i “Stranger” javën e ardhshme, kjo varet nga votat e publikut, i cili mund të votojë artisten e preferuar duke klikuar tek linku.