Kjo javë ka sjellë me vete dhe dy këngë mjaft të veçanta nga dy artiste shumë të talentuara. Po flasim për Kanitën që ka publikuar “Ku i le” dhe Arsi Bako që sjell “Prit”.
Kanita rikthehet fuqishëm me “Ku i le”, një këngë me plot ritëm veror. Ky projekt e sjell arttisten shumë ndryshe nga sa e kemi parë më herët.
Kanita ka guxuar me “Ku i le”, një projekt shumë eksperimental, por që i shkon më së miri asaj. Balada apo këngë ritmike, ne nuk po mundemi dot të vendosim se cila anë e Kanitës na pëlqen më shumë.
Nga ana tjetër, kemi një tjetër rikthim, atë të Arsi Bakos. Artistja sjell “Prit”, një këngë me ritme të lehta që do ta dashuroni që me dëgjimin e parë. Arsi vjen edhe më e pjekur artistikisht me këtë projekt dhe ajo e gjen veten kaq mirë në të. “Prit” vjen me një melodi, tekst, por dhe me një klip vizualisht mjaft tërheqës dhe gjithçka kombinohet në mënyrën më ideale.