Arsi Bako është një nga artistet më të reja që i bashkohet Top Awards. Ajo ka publikuar këngën e saj ”More than friends” që është bërë pjesë e klasifikimit të kësaj jave në “The Top List”.

Arsi Bako është një vajzë 18 vjeçare, e cila interesin për muzikën e ka shfaqur që ne moshë të vogël. Me kalimin e viteve ajo filloi të kuptonte se kishte një vesh dhe zë të mirë muzikor, gjë që e kultivoi më tepër me pjesëmarrjen e saj në kompeticione të ndryshme. Një prej tyre ishte dhe “Tirana Art Fest”, ku vitin e parë të gjimnazit fitoi çmimin “Artistja më e mirë debutuese” dhe një vit më vonë fitoi çmimin e parë për “Vokali më i mirë”. Arsi kompozon e shkruan këngët e saj dhe “More than Friends” ishte e para që është publikuar si pjesë e Bulza Juth Festival.