Vera ka qenë gjithmonë e bashkëpunimeve dhe duket se çdo vit edhe më shumë shtohen këngëtarët që i bashkojnë forcat në këtë sezon. Një dyshe që nuk na e priste mendja më parë janë bërë bashkë për të sjellë një hit.

Ka vetëm pak ditë që Capital T ka publikuar bashkëpunimin e tij të fundit me Ledri Vulën dhe Majk, i cili titullohet “Yjet dalin natën”. E duket se shumë shpejt artisti do të vijë me një tjetër bashkëpunim të ri dhe si rrallëherë me një artiste.

Bëhet fjalë pikërisht për Samanta Karavellën. Këtë na e ka treguar vetë këngëtarja, e cila ka postuar një Tik Tok me këngën e re në sfond.

https://vm.tiktok.com/ZM2kHxmjw/

Vetëm pak minuta më parë ata postuan dhe në llogaritë e tyre në Instagram duke bërë të ditur se projekti do të publikohet më 14 qershor dhe do të mbajë titullin ”Jena 2”. Ky do të jetë dhe bashkëpunimi i parë i dyshes.