Së fundmi në emisionin “Live from Tirana” në Top Albania Radio ishte e ftuar në studio këngëtarja e njohur Jonida Maliqi për të folur rreth këngës së saj më të re, “Need you”. Një bashkëpunim me artistin Obie Kellz që është bërë pjesë e “The Top List” këtë javë.

Pse u shkëput Jonida për një kohë të gjatë nga muzika?

Ishte çështja e mëmësisë ajo që më shkëputi, unë i kisha kaluar etapat e karrierës muzikore. Të kënduarit për mua ishte prioritet, të qenurit 100% vetja pa bërë kompromis. Përsa kohë se kam patur synimin e të fituarit të ardhura gjithçka ka ardhur në mënyrë organike. Nuk kam nevojë për të bërë promo masive. Kam kuptuar që nuk hyj në kategorinë e këngëtarëve super të klikuar, e bëj vetëm për kënaqësinë e shpirtit tim, të atyre që e duan muzikën time, gjithçka vjen në mënyrë natyrale.

Emocionet që Jonida ndjen pas publikimit të një kënge cilat janë?

Lumturohem, nxjerrë në dritë një krijesë të re. 48-72 orë rri e dëgjoj, shoh detaje, shoh edhe performancat, mendoj që këtë e ka çdo artist. E shijoj gjithçka, nuk jam në atë fazën që ‘obobo çfarë ndodhi’, dua të shoh vetëm anën pozitive. Arti që kam bërë ndër vite, jam shkolluar, kam dhënë jetën time duke u rritur në skena, e dua mikrofonin, e dua të bukurën, i dua njerëzit, kam fituar një lloj rehatie dhe te të gjitha këto produksione dua të marrë më të mirën. Në momentin që diçka më jep stres iki dhe largohem.

Çfarë mund të na thuash për projektin tënd të ri muzikor?

Materiali ka qenë gati që në 2020 por për shkak të pandemisë ndodhi stopimi dhe kështu që e lamë. Tentuam të bënim diçka të animuar, më dukej gjithë kohës stresuese dhe e sforcuar. Mendoj se kur një material është i mirë nuk ka shumë nevojë për furça. Motra më tha: ‘Ah pika ty kënga më e bukur nuk ke dalë në klip’.(qesh) Rrallëherë më thonë bravo të qoftë.(qesh)

Kënga titullohet “Need You”, për kë ka nevojë në jetë Jonida?

Mendoj që të gjithë kemi nevojë për njerëz të dashur, të mirë, të vertetë, të sinqertë, do të ishte apsurde të thoja jo. Ndryshe nga çfarë ke qenë kur ke qenë më e re të shijon shumë të qenurit vetëm por mendoj se ne qeniet humane kemi nevojë për dashuri, kohërat kanë ndryshuar, më duket se ka ikur qëllimi, vërtetësia, dashamirësia. Fillon dhe ke frikë mos lëndohesh, mos gabon. Është pozitive ndryshe nga këngët e mia dramatike. Po vi më e ëmbël se kurrë dhe kjo më pëlqen. Këngë të tilla jan paksa më të vështira për mua, duken më delikate por janë shumë më të vështira sepse duan karakter lozonjar gjë që unë nuk e kam vokalin e tillë.

Planet për të ardhmen?

Kam 3 materiale muzikore, po punoj, dua t’i realizojë me klipe, të kem sa më shumë këngë të reja këtë vit.

https://youtu.be/oJZoum6x1fg