Në fillim të këtij viti, Jonida Maliqi na rrëfeu se do t’i kthehet dashurisë së saj të parë, muzikës. Tashmë ajo është rikthyer me “Hije”, një këngë që padyshim solli diferencën.
Jonida Maliqi i është përkushtuar vitet e fundit thuajse me kohë të plotë televizionit, me projektet e saj dhe jo vetëm, megjithatë rikthimet tek dashuria e saj, muzika, i ka gjithnjë speciale. E tillë është edhe “Hije”.
Në tekstin e këngës të gjithë e gjejnë pak veten. “Hije” është videoja më e veçantë e kësaj vere, pasi nuk shohim në të plazh, makina dhe zhveshje të tepruara siç jemi mësuar të shohim rëndom. Por Jonida Maliqi karakterizohet nga stili, eleganca dhe mbi të gjitha nga vlerat e saj vokale. Kjo këngë e ka pozicionuar Jonidën në vend të 25-të për këtë javë.