Javën e kaluar ne u njohëm me një prej hyrjeve më të reja të “The Top List” dhe bëhet fjalë për Jon Ajdini.

Kantautori 21-vjeçar nga Shkupi ka rreth dy javë që ka publikuar projektin e tij të parë muzikor dhe duket se menjëherë ka tërhequr vëmendjen e publikut.

“Më lër të të shoh” titullohet projekti i parë i Jonit, i cili falë votave të publikut, është bërë pjesë e klasifikimit të “The Top List” që në javën e parë të publikimit.

Ndërkohë që javën e shkuar “Me lër të shoh” pozicionohet në vendin e 45-të, fansat kanë votuar mjaft mirë këtë këngë, duke bërë që këtë javë të ngjitet me 33 pozicione, duke u renditur në vendin e 12-të, një pozicion ky mjaft i rëndësishëm në listë.

Edhe pse studion për Biznes dhe Ekonomi, Joni shprehet se muzika  është një pasion për të dhe se “Më lër të të shoh” do të pasohet nga disa projekte të tjera muzikore, të cilat priten të publikohen brenda këtij viti.

 

https://www.youtube.com/watch?v=AJZPN3ylAlk