Kjo javë si për çudinë tonë nuk solli asnjë prurje të re muzikore. Pas një vere tejet të ngjeshur me projekte, duket se artistët tanë këtë javë e kanë bërë ‘pushim’ në “The Top List”.

Thënë kjo, vëmendja na shkon tek projektet e tjera të listës. E më së shumti tek renditja ne Top 5.

Vendi i parë i kësaj jave ka shkuar për “Benz”, bashkëpunimin e Akilit dhe Visjan Ukcenaj. Kjo këngë është rritur me dy pozicione nga java e kaluar.

Surpriza e kësaj jave është Sahati, e cila me projektin e saj “Again Again” është rritur me 17 pozicione dhe ka arritur në vend të dytë. Vendi i tretë ka shkuar për “Ninën” e Brunos, Flor Mumajesit dhe Klajdi Harunit, që javën e kaluar kishte rrëmbyer fronin.

Në vend të katërt është renditur “Eyes on me” e Threex, me 2 pozicione më poshtë nga java e kaluar. Sa i përket Top 5, këtë herë mbyllet sërish me Vserlon me “3 vite pa ty”, pa asnjë ndryshim nga java e kaluar.