Ajo ka goditur në shenjë me stilin e saj të veçantë dhe është shndërruar në një nga artistet e reja më të preferuara në tregun muzikor shqiptar.

Ndërkohë që shkëlqeu më projektin “Memories” duke u pozicionuar mjaft mirë në “The Top List”,  Janex bashkoi fuqitë me dabó, duke sjellë këngën më të re të titulluar “Wannabe”.

Pavarësisht se Janex është duke punuar për projektet të reja, ajo momentalisht po shijon suksesin e “Wannabe”, e cila për këtë javë është ngjitur me 14 pozicione duke u bërë pjesë e “Top 20”. Kjo është padiskutim një arritje për Janex, duke qënë se konkurrenca është mjaft e vështirë në klasifikimin e “The Top List”, i cili përmban në total 50 këngë.