Edhe pse prej vitesh në krye të artistëve më të mirë të zhanrit hip-hop dhe tepër të pëlqyer nga ndjekësit, Lyrical Son dhe Mc Kresha, me albumin e tyre të ri na treguan se nuk kishim parë asgjë. Mc Kresha dhe Lyrical Son publikuan albumin e tyre më të ri më datë 12 janar, me titullin “Muzikë e Alltisë”.

Albumi kishte plot 11 këngë dhe ajo që ra dhe më shumë në sy ishin dy super bashkëpunime me artisten Elvana Gjata dhe reperin Ledri Vula. Ndërkohë vetëm katër prej këngëve të albumit “Muzikë e Alltisë” janë votuar për të hyrë në klasifikimin e javës të “The Top List”. Ato janë: “Rammstein”, “Paret lejla”, “Hotel Mahalla” dhe “Stihi mbi oqean” me Elvana Gjata. Më poshtë zbuloni dhe se si pozicionohen këto projekte për këtë javë.

“Rammstein” – Vendi i 21-të

“Paret lejla” – Vendi i 45-të

“Hotel Mahalla” – Vendi i 78-të

“Stuhi mbi oqean” – Vendi i 95-të