Noizy dhe Yll Limani arritën të rrëmbenin fronin e “The Top List” për këtë javë me hitin e tyre “Alkool”. Vlen të përmendim se ky projekt u kthye në një hit të padiskutueshëm të verës dhe kjo nuk kishte si të mos reflektohej dhe në listën e Top Awards,.

Noizy është kthyer në personazhin më të komentuar të ditëve të fundit. Kjo jo vetëm për projektet e tij të njëpasnjëshme këtë verë, bashkëpunimet me disa nga artistët më të suksesshëm, por gjithashtu edhe për mega koncertin e tij të mbajtur disa javë më parë në sheshin “Nënë Tereza” në kryeqytet, “Alpha Show”.

Duket se që me ri-hyrjen e tij në Top Awards, Noizy është duke konkurruar fuqishëm të gjithë artistët e tjerë ekzistentë. Artisti i kishte munguar mjaft fansave që tani duket se nuk kanë ‘të ngopur’ me të.

Kjo javë simbolizon dhe herën e parë që Noizy renditet në krye pas ri-futjes së tij në listë. E kjo na kthen pak pas në kohë qëkur artisti ka qenë për herë të fundit në vend të parë.

U desh të kalonin jo pak, por 6 vite që Noizy të mbretëronte sërish në “The Top List”. Ka qenë “The Baddest” projekti i tij i fundit që ka qëndruar në fron në 29 Maj 2016.

E tani na mbetet të presim se me cilin projekt ai do të renditet sërish në krye në javët në vazhdim. Deri atëherë le të shijojmë “Alkool”.