Artisti i njohur shqiptar Don Phenom ka rikthyer vëmendjen e fansave me këngën më të re të titulluar “Prototipe”. Kënga ka marrë votat e publikut dhe hyn në klasifikimin e javës të “The Top List”.

“Prototipe” vjen si një mesazh, ose më saktë si një dedikim, asaj vajzës protitipe që ‘po i merr mendjen’. Dhe vargjet e këngës, duket se e përshkruajnë atë më së miri…

Me një stil unik dhe tekst goditës, reperi vazhdon të sfidojë normat e muzikës urbane, duke sjellë një prodhim të ri që mbart origjinalitetin dhe identitetin e tij artistik. Kënga, e zhanrit hip-hop, përshkohet nga një energji karakteristike për Don Phenom, me ritme të fuqishme dhe lirika të drejtpërdrejta.

“Prototipe” vjen në një kohë kur artisti është gjithnjë e më aktiv në publikime të reja, duke ruajtur lidhjen me rrënjët shqiptare ndërkohë që operon nga SHBA, ku është rritur dhe formuar artistikisht. Kënga është pritur mirë nga ndjekësit e tij besnikë, të cilët e kanë vlerësuar për autenticitetin që e karakterizon.