Të gjithë biem dakord kur themi se kjo verë ka qenë e mbushur me projekte të reja. Artistët ishin më të frymëzuar se kurrë për të sjellë materiale të reja dhe për të qenë sa më afër publikut këtë sezon.
Shumë prej artistëve tanë kanë bashkuar forcat duke sjellë disa nga bashkëpunimet më të suksesshme të momentit, e teksa shumë të tjerë kanë vendosur që të vijnë solo. Padyshim, është pak të thuhet se ka qenë një sezon mjaft i ngjeshur.
Publiku me votat e tyre ka vendosur dhe projektet që kanë hyrë në klasifikimin e 100 këngëve më të mira shqiptare të javës. Por cila ka qenë kënga më e votuar e kësaj vere, të paktën deri më tani?
Me një përllogaritje të thjeshtë, rezulton se kënga më e votuar ka qenë “Përjetësisht” e Luiz Ejllit, që ka qenë në vend të parë për plot 4 javë. Pas tij, vijnë dy projekte të tjera, “Dy shotsa” nga Luizi dhe Donaldi, si dhe “E keni dit” nga Romeo dhe Ledri Vula. Të dyja këto projekte kanë qëndruar në krye me nga 3 javë secila.