Artistë të vjetër e të rinj, kjo javë solli në klasifikimin e “The Top List” disa emra për herë të parë. Ja se për cilët bëhet fjalë…

Anjeza Shahini ka lindur më 4 maj 1987 në Tiranë. Në vitin 2003, në moshën 16-vjeçare, Anjeza Shahini, fitoi edicionin e parë të Ethet e së Premtes Mbrëma. Në dhjetor të të njëjtit vit, së bashku me 29 këngëtarë të tjerë, ajo konkurroi në Festivalin e Këngës në RTSH, të cilën e fitoi me këngën “Imazhi yt”. Anjeza Shahini përfaqësoi Shqipërinë në Eurovision 2004, ku arriti pozicionimin më të lartë për shtetin tonë. Në vitin 2005 ajo firmosi një kontratë me një menaxhues artistësh me bazë në Vjenë, duke shpresuar për një karrierë ndërkombëtare. Ajo ndërmori një pushim nga karriera muzikore për të vazhduar studimet e saj në Austri. Rikthimi i saj ishte i bujshëm, pas dy vitesh mungesë, në vitin 2007 ajo mori pjesë në dy projekte të mëdha, Këngët e Shekullit 2 në TV Klan dhe gjithashtu Kënga Magjike 2007 me këngën “Nxënesja më e mirë” e cila u klasifikua e katërta. Në vitin 2008 Anjeza hodhi në treg albumin e saj të parë, “Erdhi Momenti”, i cili u prit shumë mirë nga publiku shqiptar. Shahini mori pjesë në Festivalin e Këngës në vitin 2009 me baladën “Në pasqyrë” duke u renditur në vend të dytë. Në vitin 2010 Anjeza Shahini përfundoi kontratën me Eurostar dhe u bë një artiste e pavarur. Në të njëjtin vit ajo përfundoi studimet e saj në Marrëdhëniet Ndërkombëtare në Universitetin Europian të Tiranës. Në vitin 2011, Anjeza mori pjesë për herë të parë në Top Fest 8, duke performuar një duet me Dren Abazi & ZZOrchestra. Kënga e tyre “Ti dhe unë” u nderua për Interpretimin më të Mirë. Anjeza Shahini mori pjesë në përzgjedhjen e konkursit të këngës në Eurovizion për vitin 2013 me këngën “LOVE”, kur ajo përsëri përfundoi në vendin e dytë. Në të njëjtin vit, ajo bashkëpunoi me artistin gjerman Martin Kilger për këngën “Kastanien Lied” ku u shfaq si këngëtare e ftuar. Gjatë vitit 2014 ajo lançoi ​​tre këngë singles në bashkëpunim me kompozitorin Mario Deda.

Bruno Pollogati, i njohur ndryshe me emrin e artit si Bruno Revolt, është një këngëtar, muzikant dhe pedagog kantoje, i cili ka fituar vëmendje të gjerë si anëtar i grupit muzikor Revolt Klan. Ai është nga Vlora dhe ka një karrierë të gjatë e të larmishme në muzikë, si në grup, ashtu edhe si solist. Bruno nisi rrugëtimin e tij muzikor që herët, kur së bashku me kolegun e tij Febi Shkurti formuan grupin e njohur Revolt Klan. Ata prezantuan muzikën e tyre në festivale të ndryshme shqiptare, duke marrë pjesë në Top Fest, Kënga Magjike, festivale të RTSH-së dhe evente muzikore të tjera. Me Revolt Klan vijuan të krijojnë hite dhe bashkëpunime, duke i kombinonur elementet e muzikës moderne me stilin urban dhe ritmet e kohës. Gjatë viteve ai ka zhvilluar edhe një karrierë si mësues muzike dhe kantos, duke punuar me brezat e rinj dhe duke transmetuar njohuritë e tij muzikore. hapësirë si artist solo. Ai ka publikuar projekte të ndryshme muzikore, shpeshherë në bashkëpunim me emra të njohur të skenës shqiptare.

Naldi, emri i vërtetë Ronald Sefullahu, ka lindur më 10 shtator 1997 në Tiranë, Shqipëri. Ai jeton dhe vepron në Francë prej rreth 8 vitesh. Aktiv në muzikë që nga viti 2020, Naldi zhvillon karrierën e tij artistike në zhanret pop, baladë dhe orientale.
Suksesi i Naldit ka folur përmes projekteve të tij muzikore, duke arritur rreth 40 milionë klikime me këngën “Pse” dhe rreth 40 milionë klikime me këngën “Do Pi”, pa përjashtuar edhe projekte të tjera që kanë grumbulluar miliona shikime në platformat digjitale. Ndër këngët më të njohura të tij përfshihen “Pse”, “Shumë Mashtrime”, “Për Ty”, “Do Pi” dhe “Në Krahët e Mia”, ndër të tjera. Një nga bashkëpunimet më të njohura të Naldit është kënga “Do Pi”, e realizuar në bashkëpunim me Luiz Ejlli, Lumi B dhe Bruno. Naldi është aktiv në platformat digjitale YouTube, Spotify dhe Apple Music, ku publikon projektet e tij muzikore.

Flavia Zere është këngëtare shqiptare dhe një nga artistet më të reja të përfshira në Top Awards. Ajo ka nisur rrugëtimin e saj artistik që në moshën 4-vjeçare, duke marrë pjesë në festivale për fëmijë me këngë origjinale dhe evente të ndryshme publike në qytete të Shqipërisë. Në 8 vitet e fundit, Flavia ka qenë aktive në skenën live profesionale, duke performuar në lokale të njohura, koncerte dhe evente muzikore në mbarë Shqipërinë. Ajo ka publikuar disa projekte muzikore origjinale, ndër të cilat veçohen këngët “N’ëndrrat e mia”, “Me ty” dhe  së fundmi me këngën “Se doja”. Aktualisht, Flavia Zere është e fokusuar në krijimin e muzikës së re dhe në konsolidimin e identitetit të saj artistik në skenën muzikore shqiptare.

Mari D’oro është një artiste shqiptaro-norvegjeze në rritje, e cila ka tërhequr vëmendjen e komunitetit shqiptar në Norvegji. Përveç angazhimeve muzikore, Mari D’oro është e njohur për përfshirjen e saj aktive në komunitetin shqiptar në Norvegji, duke kontribuar në ruajtjen dhe promovimin e kulturës dhe traditave shqiptare. Ajo ka qenë pjesë e disa eventeve kulturore dhe artistike, duke ndihmuar në forcimin e lidhjeve midis diasporës shqiptare dhe vendit amë. Me talentin dhe përkushtimin e saj, Mari D’oro pritet të vazhdojë të kontribuojë në skenën muzikore dhe kulturore, duke shërbyer si një urë lidhëse midis kulturave shqiptare dhe norvegjeze.