Flavia Zere është këngëtare shqiptare dhe një nga artistet më të reja të përfshira në Top Awards. Ajo ka nisur rrugëtimin e saj artistik që në moshën 4-vjeçare, duke marrë pjesë në festivale për fëmijë me këngë origjinale dhe evente të ndryshme publike në qytete të Shqipërisë. Në 8 vitet e fundit, Flavia ka qenë aktive në skenën live profesionale, duke performuar në lokale të njohura, koncerte dhe evente muzikore në mbarë Shqipërinë. Ajo ka publikuar disa projekte muzikore origjinale, ndër të cilat veçohen këngët “N’ëndrrat e mia”, “Me ty” dhe së fundmi me këngën “Se doja”. Aktualisht, Flavia Zere është e fokusuar në krijimin e muzikës së re dhe në konsolidimin e identitetit të saj artistik në skenën muzikore shqiptare.
Flavia Zere
NEWS
Ja artistët që vijnë për herë të parë në “The Top List”!
Artistë të vjetër e të rinj, kjo javë solli në klasifikimin e “The Top List” disa emra për herë të parë. Ja se për cilët bëhet fjalë… Anjeza Shahini ka lindur më 4 maj 1987 në Tiranë. Në vitin 2003, në moshën 16-vjeçare, Anjeza Shahini, fitoi edicionin e parë të...
Kënga e re e saj do t’ju ëmbëlsojë mjaft, Flavia Zere debuton në “The Top List”!
Flavia Zere është një nga emrat më të rinj që i bashkohet Top Awards së fundmi. Projekti i saj “Se doja” e sjell atë për herë të parë në “The Top List”. “Se doja” vjen si një baladë moderne me elemente pop, ku ndërthuren ndjenja të forta, reflektim dhe sinqeritet. Flavia...