Bruno Pollogati, i njohur ndryshe me emrin e artit si Bruno Revolt, është një këngëtar, muzikant dhe pedagog kantoje, i cili ka fituar vëmendje të gjerë si anëtar i grupit muzikor Revolt Klan. Ai është nga Vlora dhe ka një karrierë të gjatë e të larmishme në muzikë, si në grup, ashtu edhe si solist. Bruno nisi rrugëtimin e tij muzikor që herët, kur së bashku me kolegun e tij Febi Shkurti formuan grupin e njohur Revolt Klan. Ata prezantuan muzikën e tyre në festivale të ndryshme shqiptare, duke marrë pjesë në Top Fest, Kënga Magjike, festivale të RTSH-së dhe evente muzikore të tjera. Me Revolt Klan vijuan të krijojnë hite dhe bashkëpunime, duke i kombinonur elementet e muzikës moderne me stilin urban dhe ritmet e kohës. Gjatë viteve ai ka zhvilluar edhe një karrierë si mësues muzike dhe kantos, duke punuar me brezat e rinj dhe duke transmetuar njohuritë e tij muzikore. hapësirë si artist solo. Ai ka publikuar projekte të ndryshme muzikore, shpeshherë në bashkëpunim me emra të njohur të skenës shqiptare.
BrunoRevolt
NEWS
Ja artistët që vijnë për herë të parë në “The Top List”!
Artistë të vjetër e të rinj, kjo javë solli në klasifikimin e “The Top List” disa emra për herë të parë. Ja se për cilët bëhet fjalë… Anjeza Shahini ka lindur më 4 maj 1987 në Tiranë. Në vitin 2003, në moshën 16-vjeçare, Anjeza Shahini, fitoi edicionin e parë të...
“Mëkatare”, një projekt ndryshe dhe interesant nga BrunoRevolt, Visjan Ukcenaj dhe Naldi i bashkohet klasifikimit!
Skena muzikore shqiptare vazhdon të surprizojë me bashkëpunime që thyejnë kufijtë e zakonshëm të zhanreve dhe “Mëkatare” është një prej atyre projekteve. Kjo këngë vjen si një kombinim i papritur, por jashtëzakonisht interesant. BrunoRevolt, Visjan Ukcenaj dhe Naldi bashkojnë forcat në një këngë që sjell ritëm dhe një frymë që...