Shumë kohë që Samanta nuk kishte publikuar një këngë “solo” dhe më në fund artistja ka vendosur të rikthehet.
“Emnin Tem” mban titullin projekti më i ri i Samantës, i cili ka më shumë se një javë që i është prezantuar publikut shqiptar.
Ndërkohë që i ka munguar shumë fansave të saj, Samanta ka vendosur t’i qëndrojë besnike stilit të saj, duke mos sjellë ndonjë risi në këngën më të re.
Gjithashtu me ardhjen e pranverës pritej që artistja të publikonte projekte akoma më ritmike por Samanta ka zgjedhur të vijë romantike, duke lënë të nënkuptohet se muzika ritmike e saj nuk do i mungojë kësaj vere.
Pavarësisht kësaj, fansat kanë vijuar ta mbështesin pafund artisten, duke sugjeruar dhe si pasojë “Emnin Tem” i është bashkuar klasifikimit të “Top Awards”.