E ftuar në emisionin “Ndryshe” në Top Albania Radio, Elsa Lila foli për rrugëtimin e saj artistik, lidhjen me muzikën dhe projektet që e sjellin pranë publikut. Biseda u ndal te karriera e këngëtares dhe përvoja e saj në skenë, duke i lënë hapësirë edhe takimit të radhës me artdashësit.

Në qendër të këtij takimi do të jetë recitali “Na ishte një herë…”, që do të mbahet të shtunën, më 7 nëntor, në orën 19:00, në Teatrin Kombëtar të Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor. Një mbrëmje kushtuar muzikës dhe interpretimit të Elsa Lilës, e cila do ta sjellë këngëtaren përballë publikut në një format recital. Vetë titulli ngjall idenë e një rrëfimi përmes këngës, duke ftuar artdashësit të bëhen pjesë e kësaj mbrëmjeje muzikore. Kur thotë na ishte njëherë, cilës Elsë i referohet? Vajzës që nisi të këndonte pikërisht shumë herët në një moshë shumë të re, artistes që pushtoi skena tona apo gruas që ajo është sot?

Oh, sigurisht na ishte njëherë nëse do t’i referohemi Elsës dhe jo koncertit recital është Elsa e vogël, Elsa fëmijë. As Elsa e “Pyes lotit”, jo. Na ishte njëherë Elsa pesë vjeçe, gjashtë vjeçe në festival fëmijësh me ëndrrat e saj. Unë kam qenë edhe në festival fëmijësh, por pak më e madhe, por do t’i referohesha pikërisht ëndrrës sime të muzikës, që ka qenë së bashku me mua që fëmijë i vogël. Duke qenë se në familje ishim një familje artistësh, babai im këndonte në Operën e Tiranës, në korin e Operës dhe unë duke rritur në teatrin e Operës dhe Baletit. Që kur isha e vogëk ishte, si të thuash, pak kopshti im, në vend që të shkoja në kopsht.

Si është për të tani të rikthehet me këtë recital në atë teatër?

Unë në këto ditë jam duke bërë provat në atë godinë dhe sa herë futem kam emocione të veçanta, sepse rikthehem Elsa e vogël katër vjeçe, pesë vjeçe, gjashtë vjeçe që ndiqte babanë e saj nga mbrapa nëpër korridoret e Operës, në sallën e korit, në sallën e baletit, në sallën e orkestrës dhe çdo cep, çdo kënd i atij institucioni, asaj godine, atij teatri, ndoshta ndonëse tashmë është rikonstruktuar dhe ka marrë një tjetër pamje si mbrapa dhe përpara, pra si në veç teqe dhe përpara përsëri energjinë dhe aromën e të dikurshme e ka, e ka të gjallë.

Është kjo një retrospektivë e karrierës së saj Elsa, apo është duke i dhënë një kuptim të ri këngëve të vjetra edhe për t’i rikthyer edhe për brezin e ri?

Është sigurisht, është retrospektiva dhe mbi të gjitha të, të rikujtojmë që dikur i kushtohej një vëmendje tejet e veçantë kompozimit, interpretimit të këngëve dhe për të rikujtuar që muzika është një instrument shumë i fuqishëm për evolucionin e njeriut. Nuk është thjesht një entertainment, nuk është një argëtim. Dhe duke bërë një kërkim për të zgjedhur repertorin që unë do të paraqitesha, shikoja se me sa përkushtim, si në rastin e këngëve tradicionale që janë pa autor të popullit, pra kështu siç këngë tradicionale që është autori populli apo këngët e kinematografisë që kanë emër dhe mbiemër kompozitorët, apo këngët arbëresh që janë populli apo këngët partizane që nuk dihet se kush i ka shkruar dhe aty në atë rast janë populli, po se sa shumë vëmendje i kanë kushtuar ndjenjës, harmonisë, melodisë dhe se sa shumë ka nga njerzoria aty brenda dhe jo nga robotikja.