Weggie shënon debutimin e tij në “The Top List” me projektin më të fundit, “Rri Me Mu”, duke sjellë një sound modern dhe një atmosferë që të kap që në dëgjimin e parë.
Me një stil që ndërthur ritmet bashkëkohore me ndjeshmërinë melodike, Weggie vjen me një identitet artistik që synon të bëjë diferencën. “Rri Me Mu” është një tjetër dëshmi e kësaj qasjeje, ku meloditë, vibe-i urban dhe emocionet krijojnë një kombinim që i flet publikut të ri.
Weggie është një artist i pavarur që ndërthur trap-in melodik me elemente të R&B-së. Ritmet minimaliste dhe meloditë e tij krijojnë një atmosferë nate, që përcillet edhe në pamjet kinematografike të projekteve të tij. Weggie krijon këngë në disa gjuhë, përfshirë shqipen, duke i dhënë muzikës së tij një dimension ndërkombëtar dhe një identitet që shkon përtej kufijve.
Debutimi në “The Top List” me “Rri Me Mu” shënon një mundësi për t’u prezantuar me një audiencë edhe më të gjerë. A është ky fillimi i një kapitulli të ri për Weggie në muzikën shqiptare?