E ftuar në “Përtej Topit” në Top Albania Radio, ka qenë Krusita, ku ka folur më shumë për projektet e saj muzikore, por dhe jetën personale…

A keni pasur ndonjë bashkëpunim pezull me Flor Mumajesin?

Ne kemi punuar shumë kohë në studio. Nuk është se bëra vetëm këngën “Akull”. Megjithatë nuk ka qenë ndonjë bashkëpunim konkret me Florin, por po flasim në sensin që kemi punuar bashkë për ato këngë me Kledi Bahitin, me Fifin, me Florin. Por mbetën aty në studio, nuk dolën kurrë jashtë.

Sa e vështirë ka qenë të krijosh marrëdhënie me një djalë duke qenë se karriera jote ka filluar herët?

Unë e kam marrë këtë hovin më të madh kur isha 19 vjeçe me këngën time të parë “Akull”. Kjo është edhe mosha që ti fillon pëlqimet, ndoshta dhe dashuri…