Një hyrje e re për këtë javë në klasifikimin e ”The Top List”. Një artist i ri për Top Awards, Dylan prezantohet për herë të parë me “So tu ma ni”. Le të njihemi pak më shumë me të…

Dilan Reka, i njohur me emrin artistik Dylan, ka lindur në Tiranë më 22 Janar 1998. Fillimet e tij të para artistike i ka pasur në Festivalin Çelësi i Artë, e më pas në festivale të Tiranës, Shkodrës dhe diasporës vlerësuar me çmime të para dhe publiku. Artisti u vlerësua si një prej zërave më të mirë të ardhshëm të muzikës Trap RnB në X Factor Albania ku arriti të dilte dhe në finale në Top 3.

“Naked” ishte kënga e parë e Dylan e cila arriti direkt të futej në top list asaj kohe si një projekt genre EDM produksion i Darko Dimitrov. Në Festivalin e Këngës 55 ai renditet në vendin e tretë në finale në moshën 18-vjeçare.

”Chaparrita”, single pop latin i cili e solli artistin më afër publikut dhe u bë ende më i njohur. Pas vitesh pauze me muzikën, ai rikthehet me single-in e tij më të ri si kantautor tashmë, “So tu ma ni”. Dylan tashmë është nën menaxhimin e label-it të ri “New Global Music”.