Ibro Deli prej 6 vitesh merret me muzikë dhe numëron disa projekte muzikore, por nga ana tjetër njihet dhe si një artist multidimensional, tekstshkrues, këngëtar, dizenjues, krijon video dhe çdo gjë që lidhet me art. Kulmin e suksesit e ka arritur në moshën 17-vjeçare me këngën e parë “Mos e nal”, e cila përkon dhe me herën e parë kur një artist shqiptar arriti të depërtojë në vendet aziatike. “Sonata” është projekti i tij i fundit, një këngë për të cilën ai ka punuar 6 vite, e ka shkruar kur ka qenë 17 vjeç dhe pas gjithë këtij përkushtimi ka zgjedhur ta publikojë së fundmi. Kujtojmë se kënga mban vijën melodike dhe titullin “Sonata” të këngëtares Eli Fara, që për më gjatë na shpjegon vetë Ibro, i ftuar në një lidhje me Skype për “Wake Up”.
Këto kohë ke qenë aktiv me projekte të ndryshme. Çfarë të ka frymëzuar për t’i sjellë këngët njëra pas tjetrës?
Sa i përket “Sonatës” dhe këngëve të tjera, unë jam njeri spontan. Nëse dua të realizoj një projekt nuk e mendoj gjatë.
“Sonata” një këngë të cilën e ke shkruar 6 vite më parë, kur ke qenë 17 vjeç dhe madje audio e këngës është ajo e realizuar vite më parë. Përse vendose ta publikosh së fundmi?
Është kënga e parë që kam shkruar. Nuk është realizuar deri tani. Tani erdhi momenti. Jan shumë i kënaqur me mesazhet e njerëzve, edhe pse ka pak kohë që ka dalë.
Ke marrë vijën melodike dhe titullin e këngës “Sonata” të Eli Farës. Përse kjo zgjedhje?
Është një këngë shumë e vjetër, nuk është se e ka marrë vetëm Eli. Nuk kam marrë ndonjë mesazh nga ajo. Është një këngë shumë e bukur dhe kur e kam dëgjuar, kam qenë në dhomë dhe ka ndodhur spontanisht, e kam shkruar tekstin brenda natës.
Ke zgjedhur që mos të shfaqesh në këtë klip. Preferon të ngulitesh më shumë në mendjen e njerëzve si vokal?
Në këtë projekt kam pasur qejf të kisha një baraspeshë. Është një tekst me shumë metafora. Doja të ishte në baraspeshë dhe me një klip të thjeshtë.
Je nga ato artistë që nuk mban një zhanër në muzikë dhe ansjëra nga 5 projektet e tua të realizuara nuk është e ngjashme me tjetrën. Ke vendosur që të të kanalizojë publiku apo ende se ke gjetur veten një një zhaner të caktuar?
Kjo është një punë, por edhe pasion i imi. Asnjëherë nuk lodhem duke e bërë këtë, më çliron dopaminë. Kam pesë projekte të publikuara që dallojnë nga njëra-tjetra. Unë them që një artist asnjëherë nuk duhet të kanalizohet vetëm në një zhaner, duhet të eksperimentojë.
Ti inspirohesh nga gjithçka dhe këtë e tregon dhe në stilin tënd të veshjes. Synon të jesh pjesë e modës si fashion disigne pasi aktualisht revista të ndryshme kanë shkruar për ty?
Këtë pyetje ma kanë bërë shumë shpesh. Dhe përgjigjja është pak a shumë e njëjtë. Mua më inspirojnë njerëzit, ata që më rrethojnë, familja, miqtë, ato që ata përballen në jetë më inspirojnë shumë.
“Mos e nal” ka qenë në toplistat në Kinë, si e ke marrë këtë gjë?
Pas asaj kënge kam bërë një pauzë tre vite. Në atë kohë nuk kam patur menaxher apo gjëra të tilla. Kam parë që u bë virale në Kinë, interneti është një botë e vogël dhe aty merret vesh çdo gjë.
“KNUS” ose gjeli është emri që ti dëshiron të personifikohesh në art. Cila është domethënia?
Më pëlqen se më lidhet me shumë metafora. Zaknisht nëpër shtëpia, metafora është që ka vetëm një gjel, të tjerat janë pula. Kjo është ajo që më persifikon edhe mua si Ibro Deli.
Ke ndonjë projekt të ri që do të nxjerrësh së shpejti?
Kam shumë projekte të reja, por momentalisht kam pak probleme për të zgjedhur. Por nuk do të pres gjashtë vite siç bëra me “Sonatën”.