Arian Agushi, i njohur në tregun muzikor me ermin Gold AG, sapo ka publikuar projektin e tij më të ri muzikor, e cila me bindje mund të quhet kënga më simpatike e kësaj verë.
Duket se këngëtari ka goditur në shenjë më këtë projekt muzikor, i cili ka vetëm një javë që ka dalë në treg dhe menjëherë është bërë pjesë e “The Top List”, Top Awards.
Përveç muzikës dhe klipit interesant, teksti i kësaj kënge ka tërhequr vëmendjen e fansave, i cili është punuar me kujdes nga vetë artisti. “N’deti” titullohet projekti më i fundit i këngëtarit 30-vjeçar, i cili përmes tekstit ka treguar realitetin e pushuesve kosovar në bregdetin shqiptar.
“Shqiptar jemi por nuk kuptohemi”, kështu thuhet në një frazë të tekstit të këngës.
“N’deti” flet për dy pushues kosovar të cilët i drejtohen Shqipërisë për të pushuar. Por teksa kalojnë kufirin, direkt ndalohen nga policia për shkak të shpejtësisë. Më pas tentojnë të gjejnë dhoma për të pushuar, por çmimet janë shumë larta. “Nuk ta kërkova për ta blerë, por për të qëndruar”, thuhet në tekst. Por edhe pse çmimi i lartë, pronari i lokalit i kërkon pushuesve ta fikin kondicionerin dhe se parkingun nuk mund t’jua sigurojë.
Pasi rehatohen në hotel, shkojnë në restorant për të drekuar por këtu vihet re vështirësia në komunikim mes shqiptarëve të Kosovës dhe atyre të Shqipërisë.