Ai u rikthye me një projekt “solo” pas bashkëpunimit me Ermal Fejzullahun “Hajmali” dhe duket se Gjiko ka sjellë projektin e duhur javën e shkuar, e cila mban titullin “Je Shku”, me muzikë të Bang Bang dhe tekst të vetë artistit.
Fansat e kanë mirëpritur dhe pëlqyer shumë prurjen e re të artistit dhe kjo gjë vërtetohet më së miri nga votat e tyre të cilat për këtë javë e kanë ngjitur me 25 pozicione në “The Top List”.
Suksesi i kësaj kënge u vu re javën e kaluar, e cila që në javën e parë të publikimit është bërë pjesë e klasifikimit të 50 këngëve më të bukura të muzikës moderne shqiptare.
E ngjitur me 25 pozicione, “Je Shku” është shndërruar në këngën që është ngjitur me më shumë pozicione në listë për këtë javë, duke u renditur në vendin e 8-të, një vend ky mjaft i rëndësishëm për “The Top List”.