“Aq më bën” është projekti i fundit muzikor i grupit të muzikës alternative Gillespie. Kjo këngë, e cila është bërë qendra e vëmendjes për shkak të klipit të saj të animuar, ka korrur një sukses këtë javë në “The Top List”.

Edhe pse është publikuar rreth 2 muaj më parë, ky projekt muzikor është bërë pjesë e klasifikimit të 50 këngëve më të bukura të muzikës moderne shqiptare javën e kaluar, ku ishte renditur në vendin e 40-të ndërsa kjo javë e ka pozicionuar grupin akoma më mirë.

Këtë javë, “Aq me ben” ka mundur të ngjitet me 6 pozicione plus, duke u renditur në vendin e 34-të, një vend ky mjaft i rëndësishëm në klasifikim.