Gigliola Haveriku është një nga hyrjet më të reja të kësaj jave në “The Top List”. Kënga e saj më e re që bëri që të hynte mes artistëve të Top Awards, mban titullin “A po vjen ti sot”.
Ky projekt është renditur në vend të 100-të të klasifikimit të “The Top List” për këtë javë. Megjithatë ajo që bie në sy është që kënga është publikuar më shumë se një muaj më parë, por ka hyrë në klasifikim këtë javë.
Mesa duket “A po vjen ti sot” qenka si vera e 2022 që mezi po e presim. Nga ana tjetër, më herët Gigliola ka qenë e ftuar në “Live From Tirana” në Top Albania Radio ku ka folur më shumë për këtë projekt.
Si lindi e gjithë gjëja?
Lindi kështu, një vijë melodike më erdhi, ishte dashuri më dëgjim të parë dhe tham le ta zhvillojmë. Tingujt sapo i dëgjova i dashurova. Është një këngë me ritme inovative, e rrymës R&B.
“A po vjen ti sot”…Kush po vjen për Gigliolën dhe si ka lindur teksti?
Unë tani nuk pres më njeri.(qesh) Teksti lindi, u bë kënga, vija melodike dhe pastaj i thash Muma-s që këto janë pikat kyçe, këtu dua të dalë fabula, ma lexo shpirtin dhe e bëri shumë mirë.
A fshihet diçka në krijimin e kësaj kënge? Si është marrëdhënia e Gigliolës me ish-partnerin e saj, aktorin Amos Zaharia?
Nuk kam më asnjë raport, kemi respekt nga larg për njëri-tjetrin kur përballemi në aktivitete të ndryshme, ka simpati në të përshëndeturit e njëri tjetrit, nuk ka qenë ndarje me probleme. Ndarja jonë u bë virale sepse dhe lidhja jonë ishte e tillë. Nisi me: ‘Nuk ndjekin njëri tjetrin në Instagram’. Nuk është një dedikim specifik për këtë gjë, për ndarje dhe dashuri do të flitet gjithmonë. Kjo këngë më përshkruan ndjesinë. Klipi ka të bëjë me mua, edhe teksti siguisht por nuk është bërë me ide konçize për këtë rast.
Si ka lindur ideja e klipit?
Erdhi spontane, njerëzit që punuar në këtë projekt me mua patën një sintoni të madhe, kisha një ide paraprake dhe u bë si një film me metrazh të shkurtër. Doja të bëja diçka përtej një vajze që del kara kamerës dhe këndon e kërcën këngën. Ajo puthja në fillim, të jep kuriozitetin çfarë do të ndodhë. Është shoku im dhe e kisha më të lehtë, je më rehat se sa më një person që nuk e di a ke kimi. Thjesht një “baby kiss” jo ndonjë gjë ‘wow’.(qesh)