Reperi i njohur, Ghetto Geasy, ka surprizuar të gjithë fansat duke publikuar projektin e tij më të ri, dedikuar ditëlindjeve të vajzave.

Ndërkohë që kanë kaluar 11 muaj nga publikimi i projektit të fundit muzikor, Getoari ka vetëm një javë që ka nxjerrë në treg, këngën me titull “Birthday”.

Me muzikë të Irkenc Hykës dhe tekst të vetë reperit, ky projekt muzikor është pritur mjaft mirë nga nga fansat, duke treguar që këngët e artistit të tyre të prefreruar i kishin munguar muzikës.

Dhe me rastin e “ditëlindjes” dhe votave të publikut, Ghetto Geasy është bërë menjëherë pjesë e klasifikimit të “The Top List”, duke u pozicionuar në 10-shen e 100 këngëve më të bukura të muzikës moderne shqiptare.

“Birthday” për këtë javë renditet në vendin e 9-të.