Gentinjo është rikthyer në klasifikimin e ” Top Awards”, pas një kohë të gjatë mungese, falë projektit muzikor “Ti Ngele”, i cili u rendit mjaft mirë që në javën e parë që u fut në listë. Ndërkohë që kanë kaluar 23 javë nga koha që është bërë pjesë e klasifikimit, kjo këngë vazhdon ende të dëgjohet dhe votohet nga publiku shqiptar.
Pavarësisht këtij suksesi, Getinjo ka vendosur të jetë sërish pranë publikut, duke publikuar këngën e tij më të re, e cila premton sukses. “Uh”, titullohet prurja më e re e reperit, e cila e ka sjellë mjaft ndryshe artistin sa i përket stilit muzikor.
Sa i përket muzikës, ajo është punuar nga Celaya drums,Dj money ndërsa teksti mban vulën e vetë artistit. Ky projekt muzikor ka ardhur i shoqëruar me një videoklip, në të cilin nuk mungojnë femrat e bukura.
Kjo këngë, e cila pritet të shndërrohet në një hit muzikor dhe të luhet pafund nëpër klubet e natës, është futur në klasifikim që në javën e parë të publikimit. Mbështetja e madhe e publikut e ka renditur këtë projekt muzikor në vendin e 15-të, një pozicion mjaft i rëndësishëm në klasifikimin e 100 këngëve më të bukura të muzikës moderne shqiptare.