Ka qënë marsi i këtij viti, koha që Getinjo ka qënë pjesë e klasifikimit të “The Top List”. Ndërkohë që kanë kaluar thuajse 5 muaj nga mungesa në këtë renditje, Getinjo është rikthyer sërish në listë falë projektit më të ri muzikor, të titulluar “Ti Ngele”.
Pas shkëputjes nga shtëpia diskografike “On Records”, Getinjo ka ardhur me disa projekte të tjera muzikore, të cilat nuk kanë qënë pjesë e “The Top List” por duket se më këtë këngë, reperi ka goditur vërtet në shenjë, pasi ajo është bërë pjesë e listës që në javën e parë të publikimit.
Me muzikë të Dj Money, falë mbështetjes së madhe nga ana e publikut, “Ti Ngele” është renditur mjaft mirë në listë, ekzaktësisht në vendin e 15-të, pavarësisht se është një hyrje e re.
Ky projekt muzikor, teksti i të cilit është shkruar nga vetë reperi, tregon rrugëtimin e vetë artistit në në fushën e muzikës, duke krijuar kështu një impakt mjaft pozitiv tek fansat.