Pas një periudhe të gjatë, Gashi rikthehet në klasifikimin e “The Top List”. Pas bashkëpunimit me Ledrin në “That’s Mine” në vitin 2019, artisti vjen sërish me një tjetër bashkëpunim.
Gashi ka publikuar këngën e tij të dytë të vitit 2025, “Halos & Dracos”, që vjen me Jimi Banks. Ky i fundit është një prej artistëve më të fundit që ka nënshkruar me labelin e Gashit, “Orca Sound Records”.
I ftuar në podcastin “A je bre normal” nga Meriton Mjekiqi, Gashi e ka përmendur këtë artist të ri e të talentuar. Asokohe u shpreh:
Së fundmi kam nënshkruar me një artist të ri, është reperi im më i preferuar. Quhet Jimi Banks, është nga Brooklyn, dhe është reperi më i mirë që kam dëgjuar ndonjëherë në jetën time. Bën atë muzikë që unë dëgjoj, sepse më pëlqen ajo muzikë.
Dhe ja ku vjen “Halos & Dracos”, një bashkëpunim hit nga Gashi dhe Jimi Banks. Pikërisht kjo këngë, e sjell këtë të fundit në mesin e artistëve të Top Awards.
Projekti vjen me një kombinim mjaft perfekt të dy artistëve dhe shumë kimi skenike mes tyre. Së bashku, ata po krijojnë kolona zanore që rezonojnë në rrugë dhe më gjerë – duke ringjallur frymën e epokës së artë të hip-hopit.