Muajt e fundit emri i Luiz Ejllit është ndoshta më i dëgjuari dhe më i komentuari kudo, si në rrjet, në media, por edhe në çdo tavolinë miqsh. Shumë i përfolur nga banorët e tjerë të shtëpisë më të famshme në Shqipëri, Luiz Ejlli ka spikatur disa herë dhe ka arritur të rrëmbejë gjithmonë vëmendjen e publikut. 

Edhe pse kishte vite i shkëputur nga muzika, ai vendosi të krijojë një projekt, së bashku me producentin Elgit Doda, brenda mureve të shtëpisë. Që në javën e parë të hyrjes në Top Awards, votat e publikut arritën ta poziciononin menjëherë në vend të parë dhe duket se nuk po tutet aspak nga froni.

“Me ty” është tashmë prej plot 9 javësh radhazi në vend të parë të klasifikimit të “The Top List”. Por Luizi nuk është i vetmi banor i “Big Brother VIP” që renditet në “The Top List”. Ja pozicionimi i artistëve të tjerë…

Nita Latifi ka sjellë së fundmi këngën e asaj “As anej as knej”, të publikuar ndërsa ajo është ende brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Ky projekt ka hyrë këtë javë në klasifikimin e Top Awards dhe renditet në vend të 10-të.

Lorenca Hasrama dhe Kennz me bashkëpunimin e tyre janë prej dy javësh në klasifikim dhe renditen në vend të 22-të, me 12 vende më lart se java e kaluar.

Nga ana tjetër kemi dhe Armaldo Kllogjerin me këngën e tij “Ta dije”. Ky projekt është prej 6 javësh pjesë e listës dhe renditet në vend të 33-të, 6 vende më poshtë nga java e kaluar.