Vera e kaluar ishte plot me projekte të reja që u kthyen menjëherë në hite të padiskutueshme. Madje edhe tani që kemi hyrë zyrtarisht në vjeshtë, vazhdojnë të jenë ende ndër më të preferuarat e publikut pasi ende votohen dhe janë në klasifikimin e “The Top List”. 

Vera që shkoi solli shumë bashkëpunime mes artistëve më në zë. E sigurisht impakti ka qenë edhe më i gjerë tek publiku.

Një ndër këto bashkëpunime ishte dhe “Gajde” mes Dhurata Dorës dhe Elvana Gjatës. E duket se ky projekt vazhdon të sjellë shumë fryte.

Sjellim ndër mend se jo vetëm tek publiku në Shqipëri, por “Gajde” ka arritur të renditet në vendin e parë në Shqipëri dhe po ashtu në Zvicër duke u bërë kështu ‘trending’ dhe ndërkombëtarisht. Ky projekt është prej 11 javësh pjesë e klasifikimit të “The Top List” dhe këtë javë është rritur me plot 26 pozicione.