G-Bani ka qenë i ftuar në emisionin “Big Brother Radio” në Top Albania Radio. Ai është një artist mjaft i njohur për krijimet e tij në tregun muzikor së fundmi edhe me rikrijimin e hitit të tij të vitit 2006 me Crazy Girl, që mban titullin “Të dua” me Anxhela Peristerin. G-Bani ka treguar në Top Albania Radio se:

G-Bani: I ka ngelur hatri shumë, është mërzitur. Është ndarë në dy ushtri, këta që duan versionin e parë dhe këta që thonë për versionin e dytë. Unë i dua të dyja. 

Elona: Më thuaj të drejtën kë do më shumë?

G-Bani: Këtë të riun. 

Eni: Anxhelën apo Crazy Girl do më shumë?

G-Bani: Kur kam dashur kam dashur Crazy-n sigurisht. Aktualisht Anxhelën. 

Vitet e fundit për G-Bani si kanë qenë?

Jam në Angli, krijoj, inçizoj dhe bëj ndonjë koncert në vende të botës, vetëm në Shqipëri nuk më afrojnë shumë…se jam i keq. Unë kam shumë dashuri për Shqipërinë. Marr dashuri dhe respekt nga njerëzit por ideja është se organizatorët e kanë në dorë.

Ekskluzivisht ai zbuloi për Top Albania Radio se së shpejti do të sjellë një album të ri për të cilin është ende duke punuar. Artisti kishte rezevuar gjithashtu edhe një surprizë të re të cilën e zbuloi ekskluzivisht për herë të parë në studion e Top Albnaia Radios. Gjatë këtye edicioneve të BBV nga banorët brenda por edhe jashtë shtëpisë janë krijuar këngë të cilat janë kthyer në hite. Kujtojmë këtu Fifin, Luizin, Armaldon, Ervin Gonxhi, Arta Kabashi, Romeon por G-Bani ka krijuar një këngë për BBV.

Kënga quhet Big Brother.