Buta është një ndër reperët më të komentuar së fundmi. Stili i tij i veçantë në të kënduarit ka bërë që ky reper të shndërrohet në një ndër artistët më të preferuar të momentit.
Vetëm pak javë më parë Buta arriti të rrëmbente vendin e parë të klasifikimit të “Top Awards” me këngën e tij të titulluar “Edi Rama”, këngë e cila ende vazhdon të ruajë një pozicion një vend të rëndësishëm.
Një poziconim mjaft të mirë në “The Top List”, Buta e ka patur edhe me këngën 24/7, e cila u rendit në vendin e 12-të që në javën e parë të hyrjes në listë.
Fundjava që kaloi, e gjeti reperin në një klubet e natën në Tiranë, i cili ka sjellë një atmosferë të jashtëzakonshme. Edhe pse tekstet e tij mund të duken të vështira për t’u kënduar, publiku kryeqytetas i ka kënduar njëherësh këngët e tij, duke ndezur akoma më shumë atmosferën.