Të dy janë tejet të suksesshëm dhe të dashur për publikun, teksa këngët e tyre kthehen në hite. Po flasim për Dafina Zeqirin dhe Yll Limanin.

Dy artistët e njohur janë bërë bashkë edhe një herë tjetër për një duet të ri muzikor. Projekti i tyre më i ri mban titullin ”Kaje” dhe ka hyrë këtë javë në klasifikimin e ”The Top List”.

Ky është bashkëpunimi i tyre i dytë. Dafina dhe Ylli në vitin 2020 sollën këngën “Mos shko”, që u prit mjaft mirë nga publiku.

Përveç se na prek telat e zemrës, klipi i ”Kaje” vjen gjitjashtu mjaft interesant. Dafina dhe Ylli kanë zgjedhur që të vijnë me një videoklip ’alla Babylon’.

Padiskutim një risi në treg, por në fund të fundit nuk prisnim më pak nga dyshja. Ah, dhe diçka tjetër që të mos keni keqkuptime… Ylli tregon se kuptimi është “Kaje – vajtoje”, jo “Ku je?”!