22 qershori ishte dita më e rëndësishme për Elvana Gjatën, e cila mbajti koncertin e parë recital në stadiumin Air Albania. Këngëtarja organizoi koncertin “Dekada” që mbldhoi mijëra dashamirës të muzikës së saj në stadium dhe rezultoi një sukses i padiskutueshëm.

Elvana shkriu në skenën gjigante, të ndërtuar në stadium me efekte dhe grafika të veçanta, karrierën e saj 20-vjeçare. Për të gjithë ata që e kanë humbur këtë koncert madhështor, “Dekada” do të vijë për të gjithë publikun gjatë sezonit të vjeshtës në ekranin e Top Channel dhe në valët e Top Albania Radios.

Por ka edhe një surprizë tjetër që mesa duket vetë artistja e ka konfirmuar. Në postimin e saj rreth magjisë së asaj mbrëmje në Air Albania ku ajo ka kënduar me 25 mijë pjesëmarrësit në koncert një koment ka arritur të zbulojë se së shpejti mund të kemi “Dekada 2”. Elvana Gjata zgjodhi që t’i përgjigjej komentit “Bëj një koncert tjetër në gusht në stadium se do këndojmë më mirë herë tjetër se ja morëm dorën”.

Filloni provat…2024