Fifi padyshim që është një nga këngëtaret me zërin më të mirë dhe këngët e saj shumë të ndjera që prekin zemrat e publikut kthehen menjëherë në hite. Së fundmi, Fifi është përfolur edhe për eksperiencën e saj në “Big Brother VIP” dhe është komentuar shumë herë për jetën e saj personale.

Mirëpo, përpos gjithë zhurmës, këngëtarja kurrë nuk e la muzikën mënjanë duke na sjellë një superhit siç ishte ‘Diell’ që ende dëgjohet kudo. Por mesa duket tashmë ka ardhur koha që Fifi të përqëndrohet në një tjetër hit.

Fifi ka publikuar së fundmi projektin e saj më të ri të titulluar “Hana”. Surpriza e kësaj kënge është se erdhi në bashkëpunim me dy miqtë e saj më të mirë, njëkohësisht ish-banorë të “Big Brother VIP”, Dj Pm dhe Dj Dagz.

Kjo këngë ka korrur një sukses të madh që nga çasti i publikimit. Jehona e këtij projekti ka marrë dhenë dhe në vendet e huaja, ka para pak ditësh arriti të renditet në vendin e 30-të nga video-t muzikore në botë.

“Hana” është lançuar më 18 Shkurt dhe këtë javë ka hyrë si një hyrje e re në klasifikimin e javës në “The Top List”. Madje jo vetëm kaq, por projekti është renditur në vend të 12-të të listës.