Ashtu siç dhe kishin paralajmëruar më herët, Fifi dhe Young Zerka kanë publikuar EP-n e tyre të titulluar “Kameleon”. Ky album i dyshes përbëhet gjithsej nga pesë këngë, të cilat janë lançuar në të gjitha platformat muzikore.

“Të dua”, “Fotografi”, “None”, “Sajzezo”, “Turi Turi”, titullohen këngët e sjella nga dy artistët. Megjithatë, dy prej tyre janë votuar më së shumti nga publiku dhe kanë hyrë këtë javë në klasifikimin e “The Top List”. 

“Sajzezo” dhe “Fotografi” janë projektet që janë pozicionuar përkatësisht në vend të 10-të dhe 20-të. Ky EP ka thyer çdo pritshmëri, pasi është hera e parë që një mini album i tillë të vijë nga dy artistë. 

Këngët e “Kameleon” bien në sy nga ngjyrat e shumta të përdorura në klipe, energjinë karakteristike dhe ritmet tipike verore. Po ashtu veçantia e albumit qëllon dhe tek fakti se këngët flasin për etapat e historisë së dashurisë. Po ju në cilën fazë jeni?